Secila deklarate ka afatin për dorëzim, gjithashtu edhe deklarimi i tremujorit është i obliguar të deklarohet në kohën brenda afatit përcaktues, sipas Legjislacionit Tatimor.
Llogarit që duhet të deklarohen:
🔹Pasqyra e tatimit mbi qiranë dhe pasurinë e patrupëzuar, IR, prej 1 deri 15 të çdo tremujori;
🔹Pagesa tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale, IL, prej 1 deri 15 të çdo tremujori;
🔹Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale, CI-IS, prej 1 deri 15 të çdo tremujori;
🔹Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e vogla, QS, prej 1 deri 15 të çdo tremujori;
🔹Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha, QL, prej 1 deri 15 të çdo tremujori.