Nese jeni biznes i ri dhe shitjet i beni direkt tek qytetaret, atehere ju si biznes jeni te obliguar te beni kerkese per blerje te arkes fiskale menjehere. Kurse Kryesi i shërbimeve është i obliguar që t’iu përgjigjet të gjitha kërkesave të tatimpaguesve për t’u pajisur me PEF/SF në afatin më së largu pesëmbëdhjetë 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës për furnizim me
pajisje.

Janë përcaktuar gjobat në rastet kur nuk instalohen PEF/SF, si:
gjobë prej dyqindepesëdhjetë euro (250.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor deri në tridhjetëmijë
euro (30,000.00€);
gjobë prej pesëqind euro (500.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga tridhjetëmijë euro e një cent
(30,000.01€) deri në dyqind mijë euro (200,000.00€);
gjobë prej njëmijë euro (1,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga dyqind mijë euro e një cent
(200,000.01€) deri në pesëqind mijë euro (500,000.00€);
gjobë prej dymijë euro (2,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga pesëqind mijë euro e një cent
(500,000.01€) deri në pesë milion euro (5,000,000.00€); dhe
gjobë prej tremijë euro (3,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor prej pesë milionë euro e një cent
(5,000,000.01€) e më